Takime me komunitetin mbi dhunën në familje në Pukë. – Programi SCPA

Takime me komunitetin mbi dhunën në familje në Pukë.

Më datë 4 korrik 2022, “Gruaja Verilindore e Papunë” në bashkëpunim me sektorin e policimit në komunitet të Komisariatit të Policisë Pukë, zhvilluan aktivitetin e radhës mbi parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me banorë dhe përfaqësues komunitetesh në Pukë. Në takim morën pjesë përfaqësues të Policimit në komunitet nga Komisariati i Policisë Pukë, pëfaqësues nga Prokuroria e rrethit Pukë si dhe përfaqësues komunitetesh, përfshirë familje në nevojë dhe organizata rinore. Pjesëmarrësit u informuan mbi raportimin e veprës penale të dhunës në familje, urdhërat e mbrojtjes, ndihmën ekonomike për viktimat e kësaj dhune. Gjithashtu ata u njohën me instrumentat parandaluese të krimit dhe kërkesës e nevojave të vetë komuniteteve për bashkëpunim me Policinë e Shtetit për një komunitet më të sigurtë.
Pëfaqësuesit e organeve ligjzbatuese shprehën mbështetjen e tyre për bashkëpunim, me synim përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Policisë së Shtetit dhe komunitetit vendor si dhe rritjen e besimit të ndërsjelltë Polici- Komunitet. Pjesëmarrësit ndanë eksperiencat e tyre dhe sugjeruan një përfshirje më të madhe të institucioneve me synim parandalimin e rasteve të dhunës në familje. Akiviteti u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit “Në partneritet me Policinë e Shtetit për komunitet më të sigurt”, mbështetur nga raundi i 6të i skemës së granteve.

Albanian