Takime me komunitetin mbi dhunë në familje në Pukë. – Programi SCPA

Takime me komunitetin mbi dhunë në familje në Pukë.

Më datë 15 prill, “Gruaja Verilindore e Papunë” organizoi një takim mbi parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje me banorë dhe përfaqësues komunitetesh në Pukë. Në takim mori pjesë oficeri i policimit në komunitet nga komisariati i policies Pukë, si dhe përfaqësues komunitetesh, përfshirë familje në nevojë dhe organizata rinore. Pjesëmarrësit u informuan mbi urdhrat e mbrojtjes, veprën penale të dhunës në familje, ndihmën ekonomike për viktimat e kësaj dhune. Gjithashtu ata u njohën me instrumentat parandaluese të krimit dhe kërkesës e nevojave të vetë komuniteteve për bashkëpunim me Policinë e Shtetit për një mjedis më të sigurtë.
Oficeri i policisë si dhe pjesëmarrësit ndanë eksperiencat e tyre dhe sugjeruan një përfshirje më të madhe të institucioneve me synim parandalimin e rasteve si dhe ndanë këndvështrime të ndryshme gjinore ndaj këtij problemi. Akiviteti u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit “Në partneritet me Policinë e Shtetit për komunitet më të sigurt”

Albanian