Pas takimeve të para të zhvilluara gjatë muajit nëntor me nivelin drejtues të DVP Tiranë, Durrës dhe Fier, në të cilat u prezantua plani i punës për fillimin e projektit të ndryshimeve, ngritja e Grupit të Punës për Menaxhimin e Ndryshimeve dhe hartimi i planit të zbatimit, gjatë muajit dhjetor SCPA ndërmori një seri takimesh informuese në komisariatet e DVP-ve të mësipërme
Konkretisht, ekipi i SCPA organizoi takime në 6 komisariatet e Tiranës, në komisariatin e Vorës, Kavajës, Durrësit, Krujës, Shijakut, Fierit, Lushnjës, Divjakës, Mallakastrës dhe Stacioneve Policore të Patosit e Rrogozhinës .
Në këto takime morën pjesë shefat e komisariateve, shefat e rendit, shefat e hetimit të krimit, shefat e Policimit në Komunitet dhe specialistët e sallës së drejtimit dhe komandimit.
Ekipi i SCPA përbehej nga Këshilltari Ndërkombëtar Policor pranë SCPA, Eksperti Kombëtar i SCPA dhe Koordinatori i Programit SCPA.
Vizita kishte për qellim diskutimin rreth procesit të ndryshimeve që do të fillojë të zbatohet në Komisariatet e këtyre DVP-ve si fazë e dytë e projektit të ndryshimeve në zbatim të Urdhrit te Drejtorit të Përgjithshëm të PSh.
Një pjesë e diskutimeve u përqendruan rreth sistemit me 2 turne të NSPK-ve, kalimi gradual i disa detyrave tek Patrulla e Përgjithshme e Policisë, si dhe reduktimi i turneve të gatishmërisë gjatë natës për NSPK-të.
Diskutimet në takim u orientuan drejt çështjeve si:
lehtësimi i barrës së ngarkesave të NSPK-ve dhe përshtatja e OPP-ve me detyrat e reja,
rritja e prezencës së punonjësve të këtyre strukturave pranë komuniteteve,
rritja e numrit dhe cilësisë së informacioneve të ofruara prej tyre,
si dhe rritja e aftësive parandaluese të tyre.
Sipas pjesëmarrësve në takim, tashmë OPP-të janë bërë të vetëdijshëm se tani e tutje duhet të merren ata me të gjithë procesin e punës gjatë një ndërhyrjeje në vendngjarje.
Gjate takimit u rekomandua ndërmarrja e hapave të qartë lidhur informimin e të gjitha strukturave vendore të Komisariatit dhe DVP-së dhe sidomos lidhur me ndryshimet.
Ekipi gjithashtu sugjeroi që Salla e Drejtimit dhe Kontrollit të përditësohet dhe të informohet mbi ndryshimet, në mënyrë që gjatë shpërndarjes së informacionit mbi ngjarjet dhe dërgimin në vendngjarje ata të veprojnë në përputhje me përshkrimet e reja të punës për NSPK dhe OPP.