Qendra Rinore e Vlorës organizoi një takim me anëtarët e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike në Himarë.
Të pranishmit u njohën me rolin e KVSP si një strukturë që punon për adresimin e çështjeve të sigurisë publike vendore, u ndanë me ta gjejtjet e studimit të realizuar në kuadër të projektit dhe u diskutua mbi sfidat lokale të sigurisë publike, të cilat lidhen kryesisht me mungesën e bashkëpunimit me komunitetin dhe institucionet e tjera.
Të pranishmit shprehën agazhimin e tyre për të bashkëpunuar për mirëfunksionimin e këshillit dhe realizimin e aktiviteteve që synojne rritjen cilësisë së jetës së komunitetit.