Takim për sigurinë në shkolla në Berat. – Programi SCPA

Takim për sigurinë në shkolla në Berat.

Qendra ACEG ka zhvilluar në datën 25 Shtator në Bashkinë Berat forumin e parë lokal me temë “Siguria në shkolla” në kuadër të projektit “Ndërtimi i partneritetit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve vendore në fushën e sigurisë”. Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Berat, specialistë nga shërbimi social, dhunës në familje dhe personave me aftësi ndryshe, psikologë, edukatorë, prindër dhe oficerë sigurie të vendosur në shkollat e mesme. Qendra ACEG prezantoi gjetjet e pyetësorit mbi perceptimin publik për çështjet e sigurisë publike në qytetin e Beratit dhe katër njësi administrative, me qëllim final ngritjen e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike dhe diskutoi çështjet më problematike që prekin sigurinë në shkolla. Të gjitha komentet e marra në këtë forum do të ndahen me anëtarët e KVSP për adresimin e tyre në nivel ndër-institucional me fokus mundësimin e një sigurie të qëndrueshme për komunitetin.

Albanian