Takim për rritjen e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve në Berat. – Programi SCPA

Takim për rritjen e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve në Berat.

Qendra ACEG zhvilloi në datën 16 Qershor 2020 permes platformës ZOOM fokus grupin e dytё me pёrfaqёsues tё Bashkisё Berat, shefin e komisaritatit tё policisё, pёrfaqёsues tё shёrbimeve pyjore/mjedisore dhe emergjencave civile, psikologё, drejtorё tё shkollave nga njёsitё administrative Berat dhe pёrfaqёsues tё komunitetit egjiptian nё kuadёr tё projektit “Ndërtimi i partneritetit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve vendore Berat në fushën e sigurisë”.

Ky fokus grup kishte si qёllim tё aktivizojё tё gjithё grupet e interesit pёr njё koordinim mes institucioneve dhe shoqёrisё civile nё funksion tё ngritjes sё Kёshillit Vendor tё Sigurisё Publike Berat. Ngritja e Kёshillave tё tillё ёshtё njё detyrim ligjor bazuar nё ligjin 139/2015 “Pёr vetqeverisjen vendore” dhe shërben pёr njё harmoni mё tё madhe sociale dhe rritjen e besimit tё komunitetit nё strukturat policore.

Albanian