Takim me shoqatën “Engjejt e Trafikut” nga Prizreni. – Programi SCPA

Takim me shoqatën “Engjejt e Trafikut” nga Prizreni.

Me date 16 qershor 2020, u organizua takimi me shoqatën nga Prizreni “ Engjëjt e trafikut” Takimi u mbajt në Tiranë, në zyrat e programit SCPA në të cilin morën pjesë përfaqësia e kësaj shoqate e kryesuar nga Z. Sefedin Kacamaku, përfaqësues të Drejtorisë së Qarkullimit rrugor në DPPSh, Drejtuesi programit SCPA si dhe Eksperti i programit për sigurinë rrugore. Përfaqësuesit e kësaj shoqate, në fillim paraqiten një ekspoze të veprimtarisë së tyre duke u fokusuar në tre drejtime: 1) Fusha e veprimit e cila ishte kryesisht në sigurinë rrugore; 2) Anëtarësia e cila përbehej nga të rinj të grup moshave 12-16 vjeç; 3) Përgatitjet teorike dhe praktike e cila bëhej në disa faza:

‐ Faza e parë – Njohuritë rreth Ligjit mbi sigurinë në komunikacion.

‐ Faza e dyte kampingu 5 ditor ku përfitohen njohuritë nga Ndihma e parë, Komunikimi në Radio lidhje,
Ruajtja e natyrës dhe komandimi

‐Faza e trete vlerësimit dhe certifikimi ceremonial

Ne përfundim, u informua se në fund të përgatitjes teoriko-praktike, formohen ekipe të rinjsh për të punuar në terren sipas kësaj ndarje: Ekipi i sondazhit dhe statistikat; Ekipi i kontrollit të shenjave të komunikacionit; Ekipi i dedikuar për kalime këmbësoresh; Ekipi i sportit dhe Ekipi I përbashkët në shpërndarjen e fletushkave për sensibilizim të pjesëmarrëseve në komunikacion, ligjërime në institucione parashkollore, pjesëmarrja në panaire etj. Përfaqësuesit e DPPSH si dhe të Programit SCPA, duke shprehur kënaqësinë për ketë vizitë i informuan miqtë mbi aktivitetet e përbashkëta të realizuara në fushën e sigurisë rrugore dhe iu përgjigjen pozitivisht kërkesës për të anëtarësuar vullnetarë të rinjsh nga qytetet e Shqipërisë në këtë projekt. Drejtuesi i programit SCPA theksoi rëndësinë që i ka kushtuar programi aktiviteteve të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore duke miu përgjigjur prioritetit te qeverise në ketë drejtim , dhe ofroi gatishmërinë për të bashkëpunuar në ketë drejtim. Me pas, ekipi i Shoqatës “Engjëjt e Trafikut realizoi një takim me shoqatën e auto shkollave.

Albanian