Takim i Ambasadorës së Suedisë në Tiranë me përfaqësuesit e Bashkisë së Beratit. – Programi SCPA

Takim i Ambasadorës së Suedisë në Tiranë me përfaqësuesit e Bashkisë së Beratit.

Me datën 12 Mars 2021 u zhvillua një takim në Bashkinë e Beratit. Në ketë takim ishin të pranishëm Ambasadorja e Suedisë në Tiranë Zonja. Elsa Håstad, Menaxherja e Programit Zonja Linda Gjermani, Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA Zoti Ansi Shundi dhe përfaqësues të bashkisë Berat.

Në këtë takim u diskutua mbështetja që i është dhënë Bashkisë Berat nëpërmjet projekteve të ndryshme që janë financuar nga qeveria suedeze. Një nga këto kontribute është dhe një projekt i Programit Suedez për Policimin në Komunitet (SCPA) i cili ka mundësuar krijimin dhe fuqizimin e këshillit vendor për sigurinë në komunitet.

Mbështetja e dhënë nga SCPA ka konsistuar në hartimin e Rregullores dhe Planit të punës së KVSP, trajnimin e anëtarëve të KVSP mbi rregulloren si dhe procedurat në lidhje me zbatimin e këtyre dy dokumenteve të rëndësishme duke bërë të mundur fuqizimin dhe funksionimin normal të këtij institucioni.

Me këtë rast, Z Shundi i paraqiti Znj. Ambasadore një pasqyrë të projekteve që janë zbatuar si dhe e informoi atë mbi planet e punës dhe të aktiviteteve që planifikohen për periudhën në vazhdim.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bashkisë Berat shprehen vlerësimin dhe mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga këto projekte duke theksuar se ngritja dhe vënia në funksionim e KVSP ka ndihmuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me Policinë dhe njëkohësisht ka aktivizuar dhe komunitetin për të marre pjesë aktive në problemet e rendit dhe të sigurisë në vend

Albanian