Takim me NSPK-të dhe OPP-të e Komisariatit të Librazhdit. – Programi SCPA

Takim me NSPK-të dhe OPP-të e Komisariatit të Librazhdit.

Me 26 Mars 2021, një ekip i programit SCPA i përberë nga Këshilltari Ndërkombëtar Policor, Eksperti vendor dhe Koordinatori i programit zhvilluan një vizitë pune në Komisariatin e Librazhdit. Vizita kishte për qellim diskutimin rreth procesit të ndryshimeve që ka filluar të zbatohet në të gjithë territorin e DVP Pilot të Elbasanit.

Takimi u mbajt në ambientet komisariatit të Librazhdit. Në këtë takim morën pjesë 3 oficerë të patrullës së përgjithshme ( OPP) të komisariatit të Librazhdit, 2 ndihmës specialistë të policimit në komunitet (NSPK) për zonat rurale dhe 1 NSPK për zonën urbane të komisariatit të Librazhdit si dhe , 2 OPP dhe 2 NSPK të Postes Policore të Përrenjasit.

Takimi u ndoq dhe nga shefi i seksionit te rendit publik i Komisariatit të Librazhdit.

Në takim u diskutua mbi procesin e ndryshimeve që ka filluar të zbatohet në zonën e përgjegjësisë të Komisariatit , anët pozitive të aplikimit të ndryshimeve si dhe sfidat që paraqet ky proces në tërësi.

Një pjesë e diskutimeve u përqendruan rreth sistemit me 2 turne të NSPK-ve , kalimi gradual i disa detyrave tek Patrulla e përgjithshme e policisë, si dhe reduktimi i turneve të gatishmërisë.

Një temë që u ndoq me interes ishte dhe krijimi i mundshëm i një ekipi të specializuar i dedikuar kryesisht kontrollit të territorit.

Ekspertët e programit morën në shënim sugjerimet dhe premtuan qe do ti bëjnë pjese të procesit në vazhdim.

Albanian