Takim me nivelin drejtues të komisariateve të DVP Shkodër. – Programi SCPA

Takim me nivelin drejtues të komisariateve të DVP Shkodër.

Me datë 01 Qershor 2021, SCPA në bashkëpunim me sektorin e policimit në Komunitet në DPPSh u organizuan takime me nivelin drejtues të komisariateve të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës dhe Vaut të Dejës , pjesë përbërëse e DVP Shkodër. Fillimisht, Ekipi i SCPA takoi Drejtorin dhe Zëvendës Drejtorin DVP Shkodër me të cilët u shkëmbyen mendimet për organizimin sa më të mirë të punës së Grupit të projektit të ndryshimeve dhe hartimin e planit të zbatimit të këtij projekti.
Më pas, u mbajt takimi në sallën e mbledhjeve të DVP Shkodër me shefat komisariateve, shefin e Sektorit të Analizës Strategjike, Monitorimit dhe Vlerësimit, shefat e rendit, shefat e hetimit të krimeve si dhe shefat e seksioneve të policimit në komunitet. Në këto takime përveç nivelit drejtues të komisariateve, mori pjesë dhe përfaqësuesi i Sektorit të Policimit në Komunitet në DPPSH. Programi SCPA u përfaqësua Këshilltari Ndërkombëtar Policor Z Ulrich Dugas, Eksperti Kombëtar dhe Koordinatori i programit.
Fillimisht të pranishmëve iu paraqit një pasqyrë e përmbledhur e përvojës së pilotimit të ndryshimeve të zbatuara në DVP pilot të Elbasanit duke vënë theks të veçante në vështirësitë e hasura si dhe mënyrat e zbatuara për zgjidhjen e problemeve. Më pas, diskutimet u fokusuan në shpjegimin e ndryshimeve të zbatuara me hyrjen në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për OPP-të dhe NSPK-të si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime kanë sjellë jo vetëm për këto struktura por edhe për të gjithë zinxhirin e komandës.
Pjesa e dytë e takimeve iu dedikua konstituimit të Grupeve të Punës për menaxhimin e ndryshimeve në bazë DVP. Këto GP do të kryesohen nga zëvendës drejtorët e çdo DVP-je. U vendos që në mbledhjen e parë të GP do të diskutohet përpilimi i planit të punës me në detaje dhe përcaktimi konkretisht i detyrave dhe personave përgjegjës për secilën detyrë si dhe lëshimin e udhëzimeve përkatëse. Në takim u vendos që në mbledhjet e ardhshme javore, do të ketë një pike të caktuar për të raportuar për progresin e punës ne lidhje me zbatimin e ndryshimeve. Të gjithë të pranishmit u shprehen njëzëri se kanë përpara një sfidë dhe punë të vështire , por që në fund të vitit ishin optimiste se do të arrinin rezultate të mira. Forumi u informua se do të përgatitet një plan pune i detajuar me zëra dhe afate kohore dhe se ky grup merr një rëndësi të veçante pasi behet një instrument i fuqishëm për implementimin dhe monitorimin e ndryshimeve që priten të zbatohen në terren.

Albanian