Takim me nivelin drejtues të komisariateve të DVP Lezhe. – Programi SCPA

Takim me nivelin drejtues të komisariateve të DVP Lezhe.

Në datat 26.27 dhe 28 Maj 2021, SCPA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit organizuan takime me nivelin drejtues të komisariateve të DVP Lezhë ku përfshihen komisariatet e Lezhës, Kurbinit, Mirditës dhe stacionit policor të Shëngjinit.
Takimet u zhvilluan me shefat komisariateve, shefin e stacionit policor, shefat e rendit, shefat e hetimit të krimeve si dhe shefat e seksioneve të policimit në komunitet. Në këto takime përveç nivelit drejtues të komisariateve të sipërpërmendura, mori pjesë dhe përfaqësuesi i Sektorit të Policimit në Komunitet në DPPSH. Programi SCPA u përfaqësua nga drejtuesi i ekipit të menaxhimit Z. Ansi Shundi, Këshilltari Ndërkombëtar Policor Z Ulrich Dugas, Eksperti Kombëtar dhe koordinatori i programit.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte i dyfishtë. Fillimisht të pranishmëve iu paraqit një pasqyrë e përmbledhur e përvojës së pilotimit të ndryshimeve të zbatuara në DVP pilot të Elbasanit duke vënë theks të veçante në vështirësitë e hasura si dhe mënyrat e zbatuara për zgjidhjen e problemeve. Pastaj, diskutimet u fokusuan në shpjegimin e ndryshimeve të zbatuara me hyrjen në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për OPP-të dhe NSPK-të si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime kanë sjellë jo vetëm për këto struktura por edhe për të gjithë zinxhirin e komandës.
Pjesa e dytë e takimeve iu dedikua konstituimit të Grupeve të Punës për menaxhimin e ndryshimeve në bazë DVP. Këto GP do të kryesohen nga zëvendës drejtorët e çdo DVP-je. U vendos që në mbledhjen e parë të GP do të diskutohet përpilimi i planit të punës me në detaje dhe përcaktimi konkretisht i detyrave dhe personave përgjegjës për secilën detyrë si dhe lëshimin e udhëzimeve përkatëse. Në takim u vendos që në mbledhjet e ardhshme javore, do të ketë një pike të caktuar për të raportuar për progresin e punës ne lidhje me zbatimin e ndryshimeve. Të gjithë të pranishmit u shprehen njëzëri se kanë përpara një sfidë dhe punë të vështire , por që në fund të vitit ishin optimiste se do të arrinin rezultate të mira. Forumi u informua se do të përgatitet një plan pune i detajuar me zëra dhe afate kohore dhe se ky grup merr një rëndësi të veçante pasi behet një instrument i fuqishëm për implementimin dhe monitorimin e ndryshimeve që priten të zbatohen në terren.

Albanian