Takim me nivelin drejtues të komisariateve të DVP Dibër. – Programi SCPA

Takim me nivelin drejtues të komisariateve të DVP Dibër.

Ne vijim te takimeve ne drejtoritë vendore të Rajonit te veriut, me datë 27 Maj 2021, SCPA në bashkëpunim me sektorin e policimit në Komunitet në DPPSh organizoi nje takim me nivelin drejtues të komisariateve të Peshkopisë, Bulqizës,matit dher stacionev përkatëse te policisë , pjesë përbërëse e DVP Dibër. Fillimisht, Ekipi i SCPA takoi Drejtorin dhe Zëvendës Drejtorin DVP Diber me të cilët u diskutua ngritja dhe organizimi i Grupit të projektit të ndryshimeve dhe hartimi i planit të zbatimit të këtij projekti.

Më pas, u mbajt takimi në sallën e mbledhjeve të DVP Diber me shefat komisariateve, shefat e rendit, shefat e hetimit të krimeve si dhe shefat e seksioneve të policimit në komunitet. Në këto takime përveç nivelit drejtues të komisariateve të sipërpërmendura, mori pjesë dhe përfaqësuesi i Sektorit të Policimit në Komunitet në DPPSH. Programi SCPA u përfaqësua nga drejtuesi i ekipit të menaxhimit Z. Ansi Shundi, Këshilltari Ndërkombëtar Policor Z Ulrich Dugas, Eksperti Kombëtar dhe koordinatori i programit.

Fillimisht të pranishmëve iu paraqit një pasqyrë e përmbledhur e përvojës së pilotimit të ndryshimeve të zbatuara në DVP pilot të Elbasanit duke vënë theks të veçante në vështirësitë e hasura si dhe mënyrat e zbatuara për zgjidhjen e problemeve. Më pas, diskutimet u fokusuan në shpjegimin e ndryshimeve të zbatuara me hyrjen në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për OPP-të dhe NSPK-të si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime kanë sjellë jo vetëm për këto struktura por edhe për të gjithë zinxhirin e komandës.

Pjesa e dytë e takimeve iu dedikua konstituimit të Grupeve të Punës për menaxhimin e ndryshimeve në bazë DVP. Këto GP do të kryesohen nga zëvendës drejtorët e çdo DVP-je. U vendos që në mbledhjen e parë të GP do të diskutohet përpilimi i planit të punës me në detaje dhe përcaktimi konkretisht i detyrave dhe personave përgjegjës për secilën detyrë si dhe lëshimin e udhëzimeve përkatëse. Në takim u vendos që në mbledhjet e ardhshme javore, do të ketë një pike të caktuar për të raportuar për progresin e punës ne lidhje me zbatimin e ndryshimeve. Të gjithë të pranishmit u shprehen njëzëri se kanë përpara një sfidë dhe punë të vështire , por që në fund të vitit ishin optimiste se do të arrinin rezultate të mira.

Albanian