Takim me drejtorin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe me drejtorin e Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA. – Programi SCPA

Takim me drejtorin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe me drejtorin e Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA.

Në vazhdim të punës për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të ankesave në nivel vendor ( DVP dhe komisariat), një ekip i Programit SCPA i përberë nga Këshilltari Ndërkombëtar Policor, Eksperti vendor dhe koordinatori i programit realizuan një takim të përbashkët me drejtorin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në DPPSh dhe me drejtorin e Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave në SHQBA.

Takimi u mbajt në datën 28 prill 2021 në sallën e mbledhjeve të Programit SCPA.

Në këtë takim u informua se në PSH procesi i punës në lidhje me administrimin dhe trajtimin e ankesave bëhet në mënyrë manuale. Statistikat e rregullta në lidhje me ankesat janë në dispozicion, por nuk bëhet një analizë e rregullt. Një analizë e rregullt e të gjitha ankesave jep një pamje në lidhje me moralin dhe integritetin e policisë, identifikon problemet në organizatën e policisë dhe nganjëherë sjelljet joadekuate të disa punonjesve te policisë. Zotërimi i këtij informacioni është i domosdoshëm për nivelin drejtues në qendër dhe në DVP që të merren masat e duhura për të përmirësuar policimin dhe për të rritur performancën e punonjësve të policisë. Për këtë arsye, duhet të vendoset një sistem analize për ankesat në nivelin qendror dhe LPD.

Edhe pse PSH ka në dispozicion një Sistem Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve (CMS), administrimi i ankesave të paraqitura nuk është pjesë e tij dhe PSH nuk ka ndonjë softuer për të futur të dhëna për ankesat, hetimin e ankesave dhe vlerësimin performances.

Nga ana tjetër SHQBA ka ndërtuar tashmë një platforme online e cila ka filluar të funksionojë, është provuar të jete efikase dhe po përditësohet vazhdimisht.

Tema qendrore e diskutimeve në këtë takim ishte mundësia e bashkëpunimit në ketë platforme dhe digjitalizimi i të dhënave institucionale për të bërë një analize sa më të mirë të ankesave.

Disa çështje te tjera te diskutuara ishin si më poshtë : a) Rëndësia e sistemit te menaxhimit të ankesave për policimin në komunitet? b)Sistemi i centralizuar dhe lokal i menaxhimit të ankesave c) Roli i Sektorit të analizës strategjike, planifikimit, monitorimit dhe vlerësimit si njësi kyçe e menaxhimit të ankesave.

Albanian