Takim me Dekanin ne Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. – Programi SCPA

Takim me Dekanin ne Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.

Me date 17 Qershor 2020, EMP organizoi një takim në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, pjesë e Akademisë së Sigurisë. Ne takim morën pjesë Z. Ilirjan Mandro, Dekani i Fakultetit të Hetimit dhe Sigurisë , Z. Ilia Nasi, Përgjegjës i Grupit të Përhershëm mësimor –kërkimor i trajnimit për grade dhe karriere, Drejtuesi i projektit Z .Ansi Shundi si dhe eksperti lokal. Në takim u diskutua mbi mundësinë e përmirësimit të kurrikulave në lidhje me temat e policimit në Komunitet. Gjithashtu, përfaqësuesit e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit u informuan për punën e deritanishme të kryer nga SCPA në lidhje me analizën e kurrikulave ekzistuese si në Kolegjin Policor ashtu dhe në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.

Në përgjithësi, të gjithë pjesëmarrësit në takim, ranë dakord për faktin se gjithmonë ekziston nevoja për të mbajtur kurrikulat të përditësuara dhe të azhurnuara. Ato gjithashtu u informuan se ekziston një praktike disa vjeçare për rishikimin me qellim përmirësimin e kurrikulave në fund të vitit arsimor. Prandaj, bashkëbiseduesit pranuan se ky moment është shumë i përshtatshëm për të punuar për përmirësime të mundshme, për vitin e ardhshëm akademik.

Ne vijim u propozua që të organizohen diskutime të përbashkëta midis PMT dhe fakultetit për të parë konkretisht se ku ka nevojë për shtim ose ndërhyrje në kurrikulat e tyre.

Albanian