Takim me banorët e njësisë nr. 4 Tirane për dhunën në familje. – Programi SCPA

Takim me banorët e njësisë nr. 4 Tirane për dhunën në familje.

Më datë 5 qershor, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare organizoi
një takim në komunitet mbi parandalimin dhe trajtimin e rasteve të
dhunës në familje me banorë të njësisë nr 4 të Tiranës. Në takim morën
pjesë oficerë policie nga Komisariati nr. 4, si dhe përfaqësues nga
komuniteti, përfshirë familje në nevojë, përfaqësues nga media dhe
organizata rinore. Pjesëmarrësit u informuan mbi urdhrat e mbrojtjes,
veprën penale të dhunës në familje, ndihmën ekonomike për viktimat e
kësaj dhune.
Oficerët e policisë si dhe pjesëmarrësit ndanë eksperiencat e tyre dhe
sugjeruan një përfshirje më të madhe të shërbimit social të bashkisë në
këshillimin e viktimave të dhunës mbi mënyrën më të mirë të mbrojtjes,
sikurse dhe ndanë këndvështrime të ndryshme gjinore ndaj të njëjtit
problem.

Albanian