Takim i KVSP Këlcyrë. – Programi SCPA

Takim i KVSP Këlcyrë.

Më datë 08 qershor 2022 në Bashkinë Këlcyrë u zhvillua takimi/workshopi mbi funksionimin e KSVP, problematikat dhe mundësive të bashkëpunimit me aktorë të tjerë. Në takim morën pjesë anëtarë të KSVP, funksionarë të pushtetit vendor, përfaqesues të biznesit, shoqërisë civile, komuniteteteve fetare, drejtues shkollash, përfaqësues të mediave lokale, etj.

Takimin e hapi Kryetari i Bashkisë Këlcyrë zoti Klement Ndoni, i cili raportoi mbi punën e kryer nga KSVP dhe problematikat e konstatuara. Më pas Shefi i Komisariatit Përmet Komisar Bledar Metaj raportoi mbi problemet e sigurisë në Bashkinë Këlcyrë dhe bashkëpunimin me strukturat e pushtetit vendor. Në këtë takim u diskutua gjithashtu mbi problemet e sigurisë dhe komunitetit si shkolla si qendër edukimi komunitar, komunitetet fetare në mbështetje e bashkëpunim me strukturat vendore për rritjen e parametrave të sigurisë publike si dhe bashkëshkëpunimi me strukturat vendore dhe OJF-ve në mbështetje të familjeve në nevojë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Mirëfunksionimi i Këshillave të Sigurisë Vendore në Bashkitë Përmet, Këlcyrë dhe Libohovë”, që zbatohet nga Instituti për Politika dhe Studime Ligjore, grantmarrëse në raundin e 5të të skemës së granteve.

Albanian