Takim i EMP me anëtarët e ekipeve teknike ndërdisiplinore – Programi SCPA

Takim i EMP me anëtarët e ekipeve teknike ndërdisiplinore

Në kuadër të aktiviteteve të komponentit të Dhunës në Familje, Ekipi i Manaxhimit të Projektit në bashkëpunim me bashkinë Elbasan dhe organizatën Forumi i Gruas Elbasan, zhvilloi në dt 6 Shkurt një takim midis anëtarëve të ekipeve teknike ndërdisiplinore të Bashkisë Elbasan, Gramsh dhe Belsh.

Synimi i këtij takimi ishte fuqizimi i mekanizmave të referimit përmes shkëmbimit të eksperiencës dhe ndarjes së praktikave më të mira, për ti ofruar një mbështetje të koordinuar dhe shërbime cilësore çdo viktime të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe dhunës me bazë gjinore nga të gjithë institucionet vendore.

Albanian