Më datë 12 Tetor, në ambientet e Bashkisë Fier u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit “Skuadra e Sigurisë Publike – Partner për një Komunitet të Sigurt” e zbatuar nga Qendra Epoka e Re në Bashkitë Fier, Mallakastër e Patos.
Përmes zbatimit të këtij projekti u synua përmirësimi i cilësisë së jetës dhe sigurisë publike në të trija bashkitë e përfshira, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të aktorëve vendorë mbi mënyrat më efikase të Policimit në Komunitet, si dhe riaktivizimit dhe institucionalizimit të KVSP Fier, Mallakastër dhe Patos. Hartimi i një Draft-Plani Veprimi për secilin Këshill Vendor të Sigurisë Publike sipas nevojave konkrete të secilës Bashki u realizua në përmbyllje të projektit.