Shoqata “Alpin” Tropoje. – Programi SCPA

Shoqata “Alpin” Tropoje.

Shoqata Alpin Tropojë përgjatë muajit maj ka zhvilluar seanca trainuese dhe informative me nxënës të shkollave të ndryshme në bashkinë Tropojë.Aktivitetet janë zhvilluar në kuadër të projektit ´´Siguria rrugore e fëmijëve dhe policimi në komunitet në Tropojë”. Për shkak të situatës pandemike, trainimet janë zhvilluar online duke shfrytzuar teknologjinë, ndërkohë që i është lënë hapësirë interaktivitetit mes trainuesve dhe pjesëmarrësve në trainim. Kuptimi mbi policimin në komunitet, gjendja e sigurisë rrugore, shkaqet e aksidenteve rrugore, rregullat bazë dhe elementet e sigurisë rrugore, parimet e sigurisë rrugore dhe disa këshilla praktike kanë qenë larmia e temave të diskutuara. Të pranishmit në trainimin online janë përshëndetur edhe përfaqësuesi të komisariatit të policisë Tropojë të cilët kanë inkurajuar të rinjtë për të vazhduar të jenë pjesë e procesit gjithëpërfshirës të sigurise rrugore në qytet.

Albanian