Shoferët e ardhshëm ndergjegjësohen për sigurinë në rrugë. – Programi SCPA

Shoferët e ardhshëm ndergjegjësohen për sigurinë në rrugë.

Në kuadër të javës për sigurinë rrugore, ditën e merkurë datë 26 maj,
organizata GBI grantmarrëse në raundin e 5-të të Skemës së Granteve të
programit SCPA dhe Drejtoria e Policisë Rrugore zhvilluan një
aktivitet të përbashkët me nxënës të gjimnazeve “Petro Nini Luarasi” dhe
“Ismail Qemali” të qytetit të Tiranës për rëndësinë e respektimit të
masave të sigurisë dhe përdorimit të rripit të sigurimit në parandalimin e
aksidenteve.

Aktiviteti u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, ku u vendosën një
simulator për aksidente dhe përdorimin e rripit të sigurimit dhe një
simulator për rrotullimin 360 gradë të makinës pas aksidentit dhe rolin
e rripit në këtë rast. Pas një prezantimi të shkurtër nga instruktoret
për rëndësine e perdorimit të masave të sigurisë në timon, të
pranishmit, kandidatë për të marrë patentën në një të ardhme të afërt, u
ftuan të përdorin simulatorët, me qëllim ndërgjegjesimin për përdorimin
e masave të sigurisë në mjet dhe rëndësinë e tyre në rast aksidenti.

Më pas, nxënësit u shpërndanë fletushka informuese përdoruesve të
makinave në shesh si dhe u kërkuan kalimtarëve të nënshkruajnë
peticionin e miratuar nga OKB për kufizimet e shpejtesise në qarkullimin
brenda zonave urbane.

Albanian