Sesioni informues mbi dhunën në familje – Programi SCPA

Sesioni informues mbi dhunën në familje

Sesionin e radhës për informimin e të rinjve mbi dhunën në familje me nxënësit e shkollave “Ali Myftiu” dhe “Salih Ceka”, këtë herë Fondacioni A2B, e realizoi me pjesëmarrës të nxënësve nga të dy shkollat bashkarisht, në ambientet e Bibliotekës së shkollës “Ali Myftiu”. Takimi u zhvillua nën drejtimin e grupit të të rinjve edukatorë”Peer to Peer”.

Sesioni informues u zhvillua në formën e një diskutimi të hapur midis nxënësve, facilituesve dhe përfaqësuesve të institucioneve nga policia, bashkia Elbasan, psikologëve dhe drejtuesve të shkollave përkatëse.

Albanian