Sesione informuese me gratë e zonave rurale të Kukësit – Programi SCPA

Sesione informuese me gratë e zonave rurale të Kukësit

Në kuadër të projektit “Partneriteti polici – qeverisje lokale me fokus rritjen e cilësisë së shërbimeve për parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”, në datat 27 Shtator dhe 11 Tetor 2019 u zhvilluan dy sesione informuese me gratë e zonave rurale të Kukësit.

Këto sesione u organizuan me mbështetjen e Shërbimit Social të Bashkisë Kukës, punonjësit e të cilit asistuan të gjithë proçesin.

Takimet u organizuan në formën e tryezës së rrumbullakët, ku u bashkëbisedua mbi fenomenin e DHF dhe u diskutua mbi legjislacionin përkatës dhe mënyrat e parandalimit të këtij fenomeni.

Albanian