Sesione info: Legjislacioni dhe mbrojtja e viktimave të dhunës – Programi SCPA

Sesione info: Legjislacioni dhe mbrojtja e viktimave të dhunës

Më datën 20 Shtator 2019, Qendra Psiko – Sociale “Vatra”, zhvilloi dy sesione informimi me përfaqësues të komunitetit të Komunës Qendër, për tematikat: “Informimi i komunitetit lidhur me shkaqet dhe pasojat sociale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” si dhe “Informimi i komunitetit lidhur me legjislacionin dhe mekanizmat mbrojtës të viktimave të dhunës”.

Gjatë takimeve, bisedat me komunitetin e Komunës Qendër, u përqëndruan në mënyrat më efikase për adresimin e rasteve të dhunës si dhe pasojat sociale të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Albanian