Seminar trajnues për Trajnues të Trajnerëve te sektorit te rendit publik. – Programi SCPA

Seminar trajnues për Trajnues të Trajnerëve te sektorit te rendit publik.

Përveç, vizitave te shumta monitoruese në DVP- e rajonit të jugut si dhe trajnimeve bazë të Specialistëve të rendit dhe të personelit të Sallave të Komandimit dhe Drejtimit, ekipi i ekspertëve të SCPA, organizoi një seminar trajnues për Trajnues të Trajnerëve (ToT) për personelin e sallës së Komandimit dhe kontrollit (SKK) dhe Oficerët e Patrullës së Përgjithshme(OPP). Seminari u zhvillua në ambientet e Fakultetit të sigurisë dhe hetimit në datat 21-22 qershor 2022.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte kualifikimi i një grupi te konsoliduar trajnerësh që të behën të afte për të ofruar një trajnim të përbashkët për personelin e SKK dhe OPP-të, në mënyrë që këto të njihen me ndryshimet e zbatuara së fundmi, si dhe të kuptohen detyrat e tyre funksionale dhe ti aplikojnë njohuritë e marra në punën e përditshme.

Bazuar në mangësitë e konstatuara gjatë trajnimeve të specialistëve të rendit publik, diskutimeve të shpeshta me grupet e interesit dhe vëzhgimeve gjatë vizitave monitoruese, ekspertët e programit kanë zhvilluar një modul trajnimi. Ky modul fokusohet në policimin në komunitet për te gjithë punonjësit e policisë qe veprojnë ne kuadër te zonës policore., rritjen e bashkëpunimit në këto zona dhe një kuptim më të mirë të detyrave të tyre të reja që rrjedhin nga përshkrimi i ri i punës.

Pas diskutimeve me Akademinë për Sigurinë dhe Drejtorinë e Rendit Publik në DPPSh për modalitetet e zbatimit të këtij trajnimi u vendos qe te zhvillohet një sesion për të trajnuar Trajnuesi (ToT), vazhdimësia e të cilit do të ndiqet me një numër trajnimesh nga Akademia, ose përfshirja në programin standard të trajnimit të Akademisë me objektivin qe ky trajnim te bëhet rregullisht gjatë vitit në të ardhmen. Nëpërmjet këtij trajnimi programi SCPA, realizon në praktikë krahas rritjes së kapaciteteve, një nga parimet e tij, te kalimit te pronësisë se arritjeve tek përfituesi, PSH.

Albanian