Seminar trajnues me specialistët e rendit dhe të sallave të Drejtimit dhe Komandimit të DVP Vlorë. – Programi SCPA

Seminar trajnues me specialistët e rendit dhe të sallave të Drejtimit dhe Komandimit të DVP Vlorë.

Në datat 08-09 Qershor 2022 në sallën e mbledhjeve të DVP Vlorë, u zhvillua seminari në formë trajnimi ku morën pjesë 18 punonjës policie. Pjesëmarrësit në këtë seminar ishin Specialistët e Rendit me funksion Përgjegjës Turni të Patrullës së Përgjithshme dhe specialistë dhe ndihmës specialistë të sallës së Komandimit dhe Drejtimit nga DVP Vlorë, Komisariatet e Vlorës, Himarës, Sarandë, Delvinës dhe Postës së Policise se Orikumit.
Ekipi i SCPA përbëhej nga Kësshiltari Ndërkombëtar Policor i Programit, Eksperti vendor dhe Koordinatori i SCPA. Ne ditën e parë të seminarit, Ekipi u takua me Drejtorin e DVP Vlorë si dhe me shefin e trajnimeve te sektoprit te burimeve njerzore te DVP Vlorë.
Objektivi i seminarit ishte forcimi i rolit të specialistit të rendit me funksion përgjegjës i patrullës së përgjithshme sa u takon detyrave që mbart ky funksion dhe konsolidimin e zbatimit të tyre në praktikë.
Gjatë seminarit bashkëbiseduesit trajtuan gjerësisht ndryshimet që janë duke u zbatuar me hyrjen në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për Oficerët e Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe Ndihmës-Specialistëve të Policimit në Komunitet (NSPK), si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime kanë sjellë jo vetëm për këto struktura por edhe për të gjithë zinxhirin e komandës.
Këto grup seminaresh synojnë:
të rrisin kuptimin e kompetencave profesionale të Përgjegjësve të Turnit të Patrullës;
të identifikojnë e forcojnë aftësitë e tyre individuale;
të konsolidojnë më tej njohjen e detyrave të kësaj strukture;
të identifikojnë format e mbështetjes për oficerët e patrullës së përgjithshme në raste emergjente si dhe
ndarjen më të mire të punës mes OPP dhe NSPK/SPZ.

Albanian