Seminar në akademinë e sigurisë për kurrikulat. – Programi SCPA

Seminar në akademinë e sigurisë për kurrikulat.

Me datë 28 Korrik 2020, në ambientet e Akademisë se Sigurisë u zhvillua seminari-me Lektorët e kolegjit të Akademisë së Sigurisë, si dhe me Drejtues të Kolegjit Policor.

Seminari u zhvillua në formën e workshopit me objektiv parësor përmirësimin e kurrikulave të policimit në komunitet dhe te policimit të përgjithshëm -me module dhe nën-module të përshtatshme si dhe zhvillimin e manualeve të përshtatshme të trajnimit.

Ky seminar kishte 2 qëllime kryesore: a) përmirësimin e kurrikulave veçanërisht të patrullës së përgjithshme në lidhje me PK, dhe b) informimi mbi trajnimin e 650 NSPK-ve dhe problematikat të paraqitur në një raport specifik për ta.

Pjesëmarrësit në seminar u informuan mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies si dhe patën rastin të diskutojnë mbi zhvillimin e një modeli standard manuali trajnimi.

Në pjesën e dytë të seminarit, ekspertët e programit prezantuan një model leksioni dhe me pas u kalua në punë në grup dhe në diskutime .

Pjesëmarrësit ishin shume aktiv në diskutime sidomos në dhënien e opinioneve ne lidhje me tema të tilla si anketimet dhe shërbimi policor i kontrolluar përkundrejt shërbimit ndaj qytetarëve , etj.

Në pjesën e fundit, puna u përqendrua në përzgjedhjen e moduleve dhe nën-moduleve të policimit në komunitet për përmirësimin e kurrikulës mësimore ekzistuese.

Në përgjithësi, të gjithë pjesëmarrësit në seminar konkluduan njëzëri për faktin se gjithmonë ekziston nevoja për të mbajtur kurrikulat të përditësuara dhe të azhurnuara.

Albanian