Seminar ndërgjegjësues në shkollën e mesme, Maliq – Programi SCPA

Seminar ndërgjegjësues në shkollën e mesme, Maliq

Në 30 janar, në kuadër të projektit Angazhimi i komunitetit të Bashkisë Maliq për Policimin në komunitet”, Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë organizoi një seminar i hapur ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës së mesme të Maliqit, ku u fol kryesisht mbi cështjet e dhunës në familje, dhunës midis bashkëmoshatarëve dhe raportimit të rasteve.

Në seminar u prezantuan mënyrat se si nxënësit ti dallojnë ato, si të mbrohen prej tyre, por edhe ku të drejtohen në rast nevoje, bashkëpunimi me strukturat e shërbimit psikosocial në shkolla dhe Policisë.

Albanian