Seminar me strukturat e policise së komisariatit nr. 5 për DhF. – Programi SCPA

Seminar me strukturat e policise së komisariatit nr. 5 për DhF.

Në kuadër të implementimit të projektit “Komunitet Proaktiv dhe Bashkëpunues në parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”, u zhvillua me datë 9 tetor në ambjentet e Komisariatit Nr.5, Kamëz workshopi i parë me strukturat lokale të Policisë së Shtetit. Gjatë këtij workshopi u bë prezantimi i analizës mbi proçesin e aplikimit të UMPMM në lidhje me rastet e DHF në zonat e targetuara nga projekti si dhe u diskutua konkretisht mbi mënyrat e adresimit të gjetjes së kësaj analize dhe rekomandimet përkatëse.

Albanian