Seminar me Specialistët e Rendit dhe të Sallave të Drejtimit dhe Komandimit të DVP Gjirokastër, Berat dhe Korçë – Programi SCPA

Seminar me Specialistët e Rendit dhe të Sallave të Drejtimit dhe Komandimit të DVP Gjirokastër, Berat dhe Korçë

Në datat 23-24, dhe 28-29 Qershor 2022 , SCPA organizoi seminare në formë trajnimi për oficerët e Policisë të DVP Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Konkretisht morën pjese një total prej 36 oficerë policie. Pjesëmarrësit në këtë seminar ishin Specialistët e Rendit që kryejnë dhe me funksionin e Përgjegjësve të Turnit të Patrullës së Përgjithshme dhe specialistë dhe ndihmës specialistë të sallës së Komandimit dhe Drejtimit nga DVP Gjirokastër ( Komisariatet e Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Stacioni i Policisë Memaliaj); DVP Berat ( Komisariatet e Beratit, Skraparit, Stacioni i Policisë Ura Vajgurore) DVP Korçë (komisariatet e Korçës, Maliqit, Pogradecit) etj.

Ekipi i SCPA përbëhej nga Këshilltari Ndërkombëtar Policor i Programit, Eksperti vendor dhe Koordinatori i SCPA. Gjithashtu, një pjesë e seminareve u ndoq dhe nga Shefi i sektorit të Policimit në Komunitet në DPPSH. Gjate këtyre ditëve , ekipi u takua dhe me Drejtorin dhe ZV Drejtorin për rendin dhe Policimin në komunitet të si dhe me shefin e trajnimeve te sektorit te burimeve njerëzore te DVP Korçë.

Objektivi i seminarit ishte forcimi i rolit të specialistit të rendit me funksion përgjegjës i patrullës së përgjithshme sa u takon detyrave që mbart ky funksion dhe konsolidimin e zbatimit të tyre në praktikë.

Gjatë seminarit bashkëbiseduesit trajtuan gjerësisht ndryshimet që janë duke u zbatuar me hyrjen në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për Oficerët e Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe Ndihmës-Specialistëve të Policimit në Komunitet (NSPK), si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime kanë sjellë jo vetëm për këto struktura por edhe për të gjithë zinxhirin e komandës.

Këto grup seminaresh synojnë:

të rrisin kuptimin e kompetencave profesionale të Përgjegjësve të Turnit të Patrullës;

të identifikojnë e forcojnë aftësitë e tyre individuale;

të konsolidojnë më tej njohjen e detyrave të kësaj strukture;

të identifikojnë format e mbështetjes për oficerët e patrullës së përgjithshme në raste emergjente si dhe

ndarjen më të mire të punës mes OPP dhe NSPK/SPZ.

Albanian