Seminar me sektorin e AMRV – Programi SCPA

Seminar me sektorin e AMRV

Seminar me drejtuesit e DVP-ve ne lidhje me sektorit të Analizës Strategjike, Monitorimit, Raportimit dhe Vlerësimit (AMRV).

Në datat 19 dhe 23 korrik 2019, në ambientet e Hotel Sokrat Tiranë , u zhvillua seminari me 40 drejtues të lartë (në nivel Drejtori, Zv. Drejtori, shefa komisariatesh) të 11 DVP-ve , përveç DVP Tirane, ku ky sektor nuk është ngritur ende, si dhe kolegë nga Sektori i Studimeve dhe Analizës Strategjike në DPPSh.

Seminari u organizua me qëllim qartësimin dhe kuptimin e drejtë të rolit dhe mirëfunksionimit të sektorit të Analizës Strategjike, Monitorimit, Raportimit dhe Vlerësimit (AMRV).

Gjatë seminarit, pjesëmarrësit diskutuan se pas krijimit të Sektorëve të Analizës Strategjike dhe Monitorimit në 11 DVP të Policisë me ndryshimet strukturore të ndodhura në maj 2018, është vënë re mungesë informacioni lidhur me rolin e këtij sektori dhe me faktin se çfarë Drejtuesit në DVP, duhet të presin si produkte prej punonjësve të këtij sektori. Përveç kësaj, në përgjithësi është krijuar një konfuzion me rolin e Sektorit të Analizës Kriminale.

Ekspertët e Programit SCPA diskutuan gjerësisht tema te ndryshme në lidhje me ketë sektor. Në formë te përmbledhur temat ishin si më poshtë :

  • Qëllimi dhe synimet e Sektorit të ri, krahasuar me strukturat e ngjashme në shërbimet policore në vende të tjera
  • Detyrat e Sektorit në lidhje me përshkrimin e punës dhe PSV aktuale
  • Bashkëpunimi i Sektorit me njësitë e tjera
  • Përvojat me Sektorin e ri në punën e përditshme
  • Trajnimi i personelit të sektorit dhe problemet

Në këtë seminar drejtuesit e DVP pilot Elbasan dhe Kukës paraqitën eksperiencën e tyre.

Trajnimi u vlerësua nga pjesëmarrësit si aktiviteti i parë i dedikuar tërësisht analizës strategjike dhe theksuan nevojën e trajnimeve të vazhdueshme të personelit të këtij sektori të ri.

Albanian