Seminar me NSPK: Edukimi dhe puna me të rinjtë – Programi SCPA

Seminar me NSPK: Edukimi dhe puna me të rinjtë

Ne vijim të trajnimeve të vazhdueshme të NSPK-ve për edukimin dhe punën me të rinjte, u zhvillua në datat 28-30 Tetor 2019, në ambientet e akademisë për sigurinë, seminari trajnues i radhës për 60 NSPK-të për edukimin dhe punën me të rinjte nga 12 DVP-të. Ky seminar trajnues i cili u zhvillua në 3 grupe, perfshiu NSPK-të e përzgjedhur për ketë funksion organik nga të gjitha komisariatet.

Qellimi kryesor i ketyre trajnimeve është forcimi i rolit të tyre proaktiv dhe parandalues duke rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për sa i përket çështjeve të sigurisë.

Programi i trajnimit ishte multidisiplinar ku perveç temave të tilla si : rritja e aftësive për të folur në publik me grupmosha të ndryshme, praktikimi i aftësitë intervistuese dhe debatuese, planifikimi dhe përgatitja e prezantimeve, u trajtuan dhe modulet e sigurisë rrugore dhe të sigurisë personale dhe në veçanti bullizmi dhe siguria në rrjetet kompjuterike.

Trajnimi ishte shume interaktiv dhe u shkëmbyen pervoja dhe praktika në prezantimin e këtyre temave ndermjet NSPK-ve të komisariateve të ndryshme. Gjithashtu, Programi SCPA, ka prodhuar një numër të konsiderueshëm fletë palosjesh, broshuren për sigurinë rrugore si dhe manualin përkatës për ti shërbyer ndërgjegjësimit të të rinjve për 3 modulet kryesore, ndërgjegjësimin ndaj mos përdorimit të substancave të dëmshme si alkooli, duhani dhe marijuana; siguria rrugore dhe siguria personale ku përfshihen bulizmi dhe siguria në rrjetet online/

Në fund, pjesëmarrësve ju dorëzua literatura dhe materialet mbështetëse si dhe diapozitivët dhe dhe videot që janë prodhuar për këtë qellim për tu përdorur në takimet me të rinjtë. E gjithë kjo iniciativë e Programit, ndër të tjera, ka si qëllim edhe edukimin me kulturën e sigurisë të grupmoshave të reja si dhe rritjen e bashkëpunimit me Policinë.

Albanian