Seminar: “Fuqizimi i partneritetit Polici – Komunitet” – Programi SCPA

Seminar: “Fuqizimi i partneritetit Polici – Komunitet”

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i partneritetit Polici – Komunitet  kundër DHF dhe DHBGJ në Bashkinë Kamzë” që po zbatohet nga Qendra për Zhvillim dhe Iniciativa Sociale, në 16 Prill u organizua  në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz një seminar në lidhje me masat dhe  paketat legjislative të miratuara gjatë kohëve të fundit në lidhje me  çështjet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Agjensia Shtetërore për tё Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve,  përfaqësues të Bashkisë dhe Komisariatit të Policisë Kamëz, psikologë  dhe staf social nga shkollat e mesme, si dhe përfaqësues të organizatave  të shoqërisë civile që punojnë në këtë zonë.

Albanian