Sëbashku për një komunitet të sigurtë – Programi SCPA

Sëbashku për një komunitet të sigurtë

POLIKOMUNITET: Punojmë së bashku për një komunitet të sigurt!

Në datën 27-28 Shtator pranë ambienteve të Qëndrës Rinore Epoka e Re u zhvillua trajnimi dy ditor në kuadër të projektit “Polikomunitet”, me temën: “Menaxhimi i Konfliktit

Të pranishëm në këtë trajnim ishtin nga Bashkia Mallakastër, Bashkia Fier, Bashkia Lushnje, Bashkia Patos, Bashkia Roskovec dhe Bashkia Divjakë. Personat që përfaqësuan këto bashki ishin nga këshilli i sigurisë, emergjencavt civile, kryetarët e rajoneve, policia bashkiake. Gjithashtu në trajnim kishte edhe përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Vendore të Qarkut Fier.

Ky trajnim trajtoj temën mbi menaxhimin e konflikitit duke e shtrirë si problem në fusha të ndryshme si në arsim, në komunitet, në familje, në punë. Jo vetëm në këto raste por çdo rast i mundshëm i prekur në terren, konflikti u analizua, trajtua dhe u zgjidh gjatë të dy ditëve të trajnimit.

Albanian