SCPA rrit bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë për rritjen e sigurisë rrugore. – Programi SCPA

SCPA rrit bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë për rritjen e sigurisë rrugore.

VIDEO nga takimi:

Ne vijim te bashkëpunimit me shoqatën nga Prizreni “ Engjëjt e trafikut”, një ekip i programit SCPA beri një vizite ne Prizren me date 29 Qershor 2020. Ekipi i cili përbehej nga Drejtuesi programit SCPA, Eksperti për sigurinë rrugore dhe Koordinatori i projektit u prit nga një përfaqësi e shoqatës kryesuar nga Z. Sefedin Kacamaku.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate paraqiten një ekspoze të veprimtarisë së tyre nga qershori deri tani duke theksuar se numri i te rinjve te trajnuar kishte arritur ne 43. Pavarësisht nga situata pandemike e covid-19, shoqata kishte arritur te organizonte aktivitete ne baze te plan-veprimit te tyre. Edhe një here ata theksuan dëshirën e madhe për shtrirjen e bashkëpunimit me programin dhe me policinë shqiptarë për te organizuar aktivitete te përbashkëta ne Shqipëri dhe Kosovë ne te ardhmen e afërt.

Gjate vizitës ne Prizren , ekipi u prit dhe nga Kryetari i Komunës se Prizrenit, Z Myteher Haskuka, ZV Drejtori I policisë se rajonit te Prizrenit, njëkohësisht dhe shefi i policimit ne komunitet, si dhe anëtarë te shquar , kontribuues dhe garues pranë shoqatës “ Engjëjt e trafikut”. Në të gjitha këto takime, u shpreh dëshira dhe nevoja për bashkëpunime te kësaj natyre dhe shkëmbime përvoje të ndërsjella.

Drejtuesi i programit SCPA theksoi rëndësinë që i ka kushtuar programi aktiviteteve të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore duke iu përgjigjur prioritetit te qeverise në ketë drejtim . Ai theksoi se qëllimi i SCPA është qe te bashkëpunojmë dhe organizojmë aktivitete te përbashkëta me shoqatën nga Prizreni për te sjelle fëmijët nga Kosova ne Shqipëri dhe anasjelltas, për ti trajnuar ne fushën e sigurisë rrugore si dhe për te zhvilluar fushatat e ndërgjegjësimit për sigurinë ne trafik me synimin e përbashkët rritjen e sigurisë ne komunikacion. Në të gjitha këto takime , ekipi u shoqërua nga përfaqësuesi i ambasadës se Kosovës ne Shqipëri Zoti Adem Sallauka.

Albanian