SCPA fillon vizitat paraprake në DVP –të Tiranë, Durres dhe Fier. – Programi SCPA

SCPA fillon vizitat paraprake në DVP –të Tiranë, Durres dhe Fier.

Me datë 18, 19 dhe 24 nëntor 2021, SCPA në bashkëpunim me sektorin e PK në Komunitet në DPPSh organizoi takime me nivelin drejtues të DVP –ve Tiranë, Durrës dhe Fier.
Fillimisht të pranishmëve iu paraqit një pasqyrë e përmbledhur e përvojës së pilotimit të ndryshimeve të zbatuara në DVP pilot të Elbasanit si dhe në DVP-të e Veriut duke vënë theks të veçante në vështirësitë e hasura si dhe mënyrat e zbatuara për zgjidhjen e problemeve. Më pas, diskutimet u fokusuan në shpjegimin e ndryshimeve të zbatuara me hyrjen në fuqi të përshkrimeve të reja të punës për OPP-të dhe NSPK-të si dhe në detyrat e angazhimet e reja që këto ndryshime kanë sjellë jo vetëm për këto struktura por edhe për të gjithë zinxhirin e komandës. Në këto takime u shkëmbyen mendimet për organizimin dhe krijimin e Grupit të Punës të Projektit të Ndryshimeve si dhe hartimin e planit të zbatimit të këtij projekti në zbatim të urdhrit të DP. Pjesa e dytë e takimeve iu dedikua konstituimit të Grupeve të Punës për menaxhimin e ndryshimeve në bazë DVP-je si dhe përbërjen e këtyre grupeve. Këto GP do të kryesohen nga zëvendës drejtorët e çdo DVP-je.

Albanian