SCPA dhuron drone për DVP Pilot Elbasan dhe organizon trajnimin e përdoruesve sipas komisariateve. – Programi SCPA

SCPA dhuron drone për DVP Pilot Elbasan dhe organizon trajnimin e përdoruesve sipas komisariateve.

Në datën 09 Korrik 2021, Programi SCPA dhuroi 4 pajisje vëzhguese të tipit ‘Dron” për DVP Pilot Elbasan.
Këto pajisje janë destinuar kryesisht për personelin e komisariateve, pjesë e grupeve të kontrollit të territorit për bime narkotike.
Në ceremoninë e rastit qe u organizua në ambientet e DVP Elbasan, morën pjese Drejtori dhe Zëvendës drejtorët e DVP Pilot Elbasan, shefi i seksionit të Logjistikes , shefi i seksionit të teknologjisë së Informacionit si dhe personeli nga komisariatet të cilët do të përdorin dronet. SCPA u përfaqësua nga Këshilltari Ndërkombëtar Policor, Eksperti vendor dhe koordinatori i programit.
Siç është planifikuar, programi ka bërë vizita në komisariatet e DVP Pilot të Elbasanit për zbatimin e ndryshimeve në lidhje me detyrat që do të kryejnë NSPK-të dhe OPP-të. Gjatë këtyre vizitave është vërejtur se që nga muaji prilli SPZ-të e zonave rurale janë kryesisht të ngarkuar me kontrollin e territorit (duke qenë pjesë e grupit të kontrollit të territorit) dhe si pasojë nuk kryhen një pjesë e mire e detyrave të policimit në komunitet. Kjo procedurë normalisht vazhdon deri në tetor. Kontrolli i territorit në këmbë është shumë i vështirë sidomos në zonat e thella dhe malore. Drejtori i DVP-së dhe Departamenti i Rendit Publik në DPPSh kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë për blerjen e 4 dronëve për të kontrolluar zonën në distancë. Me pajisjen me këto drone SPZ-të do të mbështesin ekipin e kontrollit të territorit vetëm me të dhëna dhe informacione.

Njëkohësisht, Programi SCPA organizoi dhe trajnimin e përdoruesve te droneve . Trajnimi zgjati dy dite dhe u organizua në ambient të hapur për t’iu përshtatur sa më tepër realitetit praktik. Ai u krye në bashkëpunim me specialistët e kompanisë ku u realizua blerja e droneve, dhe përfshiu trajnimin teorik dhe praktik të përdorimit të droneve.

Albanian