Rritja e sigurisë në plazhin e Velipojës. – Programi SCPA

Rritja e sigurisë në plazhin e Velipojës.

Në datat 30 Maj – 3 Qershor u zhvillua trajnimi dhe praktika me studentët e edukimit fizik të Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër, ku temë e diskutimit ishte siguria në përdorimin e mjeteve sportive të ujit, kujdesi në perdorimin e tyre si dhe parimet bazë të ndihmës së shpejtë për rastet e emergjencave në plazhe. Në trajnim morën pjesë studentë të vitit të parë dhe të dytë bachelor dhe vitit të dytë master, shoqëruar nga pedagogët e tyre. Aktiviteti u zhvillua në fillim të sezonit turistik në plazhin e Velipojës dhe shërbeu për plotësimin e njohurive të studentëve, praktikimin e sigurtë të mjeteve sportive të ujit dhe punës në grup duke kontribuar njëkohësisht për rritjen e sigurisë në plazhin e Velipojës.

Aktiviteti u organizua nga Albanian Water Sports & Tourism në kuadër të projektit “Fuqizimi i policimit në komunitet në Shqipëri”, si pjesë e programeve të granteve të SCPA.

Albanian