Rifillon trajnimi i oficerëve të sigurisë dhe psikologëve të shkollave. – Programi SCPA

Rifillon trajnimi i oficerëve të sigurisë dhe psikologëve të shkollave.

Pas një ndërprerjeje për shkak të Covid-19, me datë 22 qershor rifilloi trajnimi i oficerëve të sigurisë dhe psikologëve të shkollave me grupin e shkollave të mesme të qarkut Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Ky trajnim, rezultat bashkëpunimit me Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Programit suedez, ka si qëllim shtrirjen e programeve të ndërgjegjësimit për tema të tilla si droga, alkooli, rregullat e qarkullimit rrugor, bulizmi, krimi kibernetik, dhuna etj edhe në shkollat e mesme në Shqipëri. Në trajnimin e datave 22-23 qershor, në Fier, morën pjesë 20 oficerë sigurie, dhe psikologë të shkollave të qarqeve të sipërpërmendura. Trajnimi 2 ditor ishte multidisiplinar dhe u fokusua në këto tema: rritja e aftësive prezantuese, komunikimi me publikun, menaxhimi i audiencës, vënia në praktikë e aftësitë intervistuese dhe debatuese, planifikimi dhe përgatitja e prezantimeve dhe – prezantimi me përmbajtjen e temave informuese të ndara në tre fushata : 1) parandalimi dhe lufta ndaj abuzimit me drogat pararendëse si alkooli, duhani dhe marijuana; 2) siguria rrugore dhe 3) dhuna në shkolla, bulizmi e siguria në rrjetet kompjuterike. Trajnimi ishte shume interaktiv dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktika në prezantimin e këtyre temave ndërmjet pjesëmarrësve. Në fund, pjesëmarrësve ju dorëzua literatura dhe materialet mbështetëse si dhe prezantimet dhe videot që janë prodhuar për këtë qellim për tu përdorur në takimet me të rinjtë për vitin shkollor 2020-2021 e në vazhdim.

Albanian