Qendra Rinore e Vlorës zhvillon një trajnim me anëtarë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Vlorë. – Programi SCPA

Qendra Rinore e Vlorës zhvillon një trajnim me anëtarë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Vlorë.

Qendra Rinore e Vlorës ka zhvilluar në datën 5 Mars 2020 në ambjentet e Hotel Bolonja, një trajnim me  anëtarë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Vlorë, për ngritjen e kapaciteteve të tyre mbi teknikat e policimit në komunitet, ndryshimet ligjore dhe si të parandalojmë situatat shqetësuese që kanë të bëjnë me sigurinë publike.

Trajnimi  u fokusua kryesisht në  informimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në lidhje me Policimin në Komunitet, faktorët e teknikat që ndikojnë në zbatimin e kësaj praktike  dhe dhe mekanizmat vendore që i shërbejnë parandalimit të sjelljeve të rrezikshme. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë që përmes punës praktike të familjarizohen me aksione konkrete që mund të ndërmarrin për të zgjidhur dhe raportuar situata të ndryshme.

 

Albanian