Qendra Rinore e Vlorës: zhvillohet fokus-grupi i projektit – Programi SCPA

Qendra Rinore e Vlorës: zhvillohet fokus-grupi i projektit

Qendra Rinore e Vlorës, me mbështetjen e  Programit Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri, është duke zbatuar projektin me titull “Sfida dhe Prespektiva të Policimit në Komunitet në Rajonin e Vlorës”.

Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti, më datë 12 korrik u zhvillua fokus grupi i radhës me përfaqësues nga policia bashkiake, me qëllim vlerësimin e zbatimit të modelit të “policimit në komuniteti” në rajonin e Vlorës.

Ky vlerësim bazohet në analizimin e çështjeve të cilat kanë në thelb marrëdhënien e policisë së shtetit dhe asaj bashkiake me qytetarët, duke filluar që nga përfshirja, informimi, komunikimi, konsultimi dhe ndërveprimi me ta.

Albanian