Programi Suedez shkon në Shkodër në javën kulturore të Suedisë. – Programi SCPA

Programi Suedez shkon në Shkodër në javën kulturore të Suedisë.

Më datë 13 shtator 2021, Ambasada e Suedisë në Shqipëri organizoi një aktivitet ndërgjegjësimi për angazhimin e qeverisë suedeze në projekte që mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj për zhvillim. Në këtë kuadër, bashkë me partnerë të tjerë, mori pjesë edhe Programi SCPA. Programi shpërndau tek të rinjtë materiale informuese në lidhje me projektin që mbështet Policinë e Shtetit si dhe fletëpalosje për parandalimin e përdorimit të drogës, alkoolit, dhe për t’u mbrojtur nga krimi kibernetik, dhuna në shkolla, dhuna në familje etj. Prandaj aty mori pjesë edhe punonjësi i policimit në komunitet i DVP Shkodër që angazhohet për rritjen e sigurisë në shkolla dhe fushatat e ndërgjegjësimit.
Ndërsa për sa i përket rritjes së sigurisë rrugore, SCPA mundësoi pjesëmarrjen e ekspertëve të GBI-së dhe simulatorit. Të rinjtë, por jo vetëm, u informuan për rreziqet kur nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe mund të provonin mbrojtjen që ofron rripi i sigurimit tek makina simulator për vendosjen e rripit të sigurimit.

Albanian