Me 9 maj 2022, në kremtimin e Ditës së Evropës në pedonalen e qytetit të Tiranës mori pjesë edhe Programi SCPA. Qeveria Suedeze financon shumë programe, një ndër ta dhe SCPA, që mbështesin institucionet shqiptare për të rritur standardet në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Me pjesëmarrjen në këtë aktivitet Programi arriti të ndajë me publikun në mënyrë të drejtpërdrejtë punën që bën për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit Shqiptar për zbatimin e filozofisë së policimit në komunitet dhe angazhimin e saj për të ngritur një sistem vlerash evropiane brenda organizatës.