Programi suedez dhuron një automjet furgon për Sektorin e Policimit në Komunitet. – Programi SCPA

Programi suedez dhuron një automjet furgon për Sektorin e Policimit në Komunitet.

Programi suedez për Policimin në Komunitet i dhuroi një automjet furgon Sektorit të Policimit në Komunitet në Drejtori të Përgjithshme të Policisë.
Ky fugon është një mjet i ri që policia përdor për të qenë më afër qytetarëve në Shqipëri sidomos duke qenë e pranishme në aktivitete ku marrin pjesë shumë qytetarë si në ditët e festave fetare, lokale, në aktivitete masive sportive, panaire, zona turistike por edhe në aktivitete që zhvillohen për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për çështje që lidhen me sigurinë sidomos në komunitete specifike (të rinjtë, të moshuarit, shkolla, përdoruesit e rrugës, minoritetet etj).
Për më tepër, ky mjet është i pajisur si mini-zyrë për t’u shërbyer qytetarëve në vend për ndonjë shqetësim të tyre.
Kjo është një mënyrë e re ndërveprimi me publikun dhe punonjësit e policisë shpenzojnë më shumë kohë me komunitetin.

Albanian