Programi SCPA dhuron laptopë dhe projektorë për NSPK-te për edukimin dhe punën me te rinjtë ne DVP Tirane. – Programi SCPA

Programi SCPA dhuron laptopë dhe projektorë për NSPK-te për edukimin dhe punën me te rinjtë ne DVP Tirane.

Me date 30 Shtator 2020, Programi SCPA dhuroi 10 laptopë dhe 10 projektorë për DVP Tirane, nga totali prej 70 laptopë dhe 40 projektorë të blerë gjithsej për Drejtoritë Vendore të Policisë në Shqipëri.

Këto pajisje janë destinuar kryesisht për Ndihmës Specialistet e Policimit ne Komunitet për Edukimin dhe Punën me te Rinjtë si dhe Punonjësit e Policisë pranë 6 Komisariateve te Tiranës , Kavajës, Vorës dhe stacionit policor në Farke.

Pajisjet u dhanë si përmbyllje e trajnimeve dhe këshillimit në vendin e punës të këtyre punonjësve për të rritur aftësitë e tyre në komunikimin me publikun dhe dhënien e shërbimeve sa më cilësore.

Ne ceremoninë e rastit qe u organizua në ambientet e DVP Tirane, morën pjese Drejtori i DVP Tirane Z. Rebani Jaupaj, Drejtuesi i Ekipit Menaxhues te Projektit Z. Ansi Shundi si dhe Zv. Drejtori i DVP Tirane , Shefi i seksionit të rendit të DVP Tirane, etj.

Ne fjalën e rastit, Drejtori i DVP Tirane duke i shprehur mirënjohjen programit SCPA për mbështetjen e vazhdueshme qe i jepet kësaj drejtorie, theksoi se tashmë është konsoliduar një grup i NSPK-ve në komisariatet e DVP Tirane të cilët janë trajnuar dhe kane zhvilluar me sukses temat e ndërgjegjësimit në shkollat e qarkut të Tiranës.

Me pajisjen e tyre me projektorët dhe laptopë prezantimet do të bëhen më tërheqëse dhe me të kuptueshme nga audiencat e ndryshme ne shkolla.

Albanian