Prezantohet softuer-it për radarët e policisë rrugore. – Programi SCPA

Prezantohet softuer-it për radarët e policisë rrugore.

Ne vijim te mbështetjes të DPPSh për te përmbushur prioritetin e vendosur nga qeveria për rritjen e sigurisë rrugore Programi SCPA po punon për hartimin e një softueri që do të lehtësonte funksionimin e radarëve dhe të ndërveprojë me ndërfaqen me sistemin “e-gjoba” nga policia.
Ky angazhim vjen si përgjigje e kërkesës se paraqitur nga drejtoria e policisë rrugore për te bëre sa me funksionalë radarët dhe aksesorët e tyre përkatës te dhuruara nga SCPA vitin e kaluar.
Për ketë qellim, programi ka mundësuar ngritjen e një grupi pune teknik me përfaqësues nga drejtoria e policisë rrugore , specialistë nga sektori i Teknologjisë dhe Informacionit ne DPPSH, si dhe eksperte programuese ne fushën e IT-se, te cilët kane punuar ne mënyrë intensive për te ndërtuar softuer- in e kërkuar.
Ky softuer do te përdoret përdoret nga policia rrugore ne radarët për të kontrolluar në kohë reale në sistemin e Policisë makinat, drejtuesit e mjeteve, gjobat, autorët e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor pasi janë të lidhur në kohë reale me sistemet e PSh-së.
Pas një pune disa mujore, ne datën 09 maj 2002, u be prezantimi konkret i softuer-it në sallën e mbledhjeve te DPPSh. në prani të specialisteve të Drejtorisë së Policisë Rrugore në DPPSH, kryesuar nga Z. Altin Qato , Drejtor. Gjithashtu ishin të pranishëm, Drejtuesi i programit SCPA, Z. Ansi Shundi, dhe ekipi i specialistëve te IT qe u angazhuan ne zhvillimin e softuerit. Softueri pritet te vihet ne funksionim nga fillimi i muajit tjetër.

Albanian