Seminaret – Programi SCPA

Seminaret

Në datat 2-7 korrik, 2018 u zhvillua në ambientet e Akademisë se Sigurisë, trajnimi i grupit te parë të specialistëve te Sektorit të ri të sapo formuar i quajtur sektori i Analizës, Monitorimit, Raportimit dhe Vlerësimit (AMRP).

Në ditën e pare, përveç specialisteve te këtyre sektorëve te DVP pilot Elbasan dhe Kukës, morën pjese dhe Drejtoret respektive te këtyre drejtorive.

Ekspertët ndërkombëtarë të EMP-së në bashkëpunim me ekspertin vendor trajtuan një game te gjere temash te cilat ishin grupuar ne 5 modulet e mëposhtëm:

  • Moduli 1 – Analiza (analiza e situatës, analiza SWOT, analiza e problemeve);
  • Moduli 2 – Bazat e statistikës, përpunimi i tabelave/charts (Excel);
  • Moduli 3 – Operacionet e jashtëzakonshme te policisë;
  • Moduli 4 – Metoda e analizës se riskut, manaxhimi i riskut;
  • Moduli 5 – Monitorimi, vlerësimi, raportimi.

Pjesëmarrësit ne trajnim i kushtuan një vëmendje e veçante temave dhe veçanërisht përshkrimit te punës te analistit dhe detyrave , përgjegjësive dhe kompetencave te sektorit te ri.

Trajnimi u vlerësua nga pjesëmarrësit si aktiviteti i parë i dedikuar tërësisht analizës strategjike.

Albanian