Projekte – Programi SCPA

Projekte

Nje Punonjesje e Policise, eshte zgjedhur per te vene ne jete projektin pilot te “Policit virtual – apo Polici i Facebook-ut per Komisariatin Nr.1 dhe Nr.2 te Tiranes.

Programi Suedezo-Shqiptar ne mbeshtetje te Policise se Shtetit dhe Ministrise se Brendshme per Policimin ne Komunitet (SACP) eshte duke financuar kete aktivitet me qellim rritjen e transparences se Policise se Shtetit Shqiptar dhe permiresimin e nivelit te besimit ne masen e gjere te komunitetit.

Faqja e Facebook #Komisariati 1 dhe #Komisariati 2, ofrojnw mundesi per bashkeveprimin e te rinjve me policine. Ata mund te bejne pyetje, te kerkojne keshilla dhe te njoftojne policine ne lidhje me problemet e sigurise qe ndodhin ne shkollat dhe lagjet e tyre. Kjo faqe Ueb ne Facebook, u aktivizua ne muajin shkurt te 2014. Aktualisht ajo ofron lidhje me faqet e internetit te disa agjencive te zbatimit te ligjit.
Koncepti i policit virtual apo “Polici ne Facebook” ka provuar te jete shume i suksesshem ne Suedi dhe Estoni. Ne vitin 2012, Estonia fitoi nje cmim prej 5.000 eurosh nga Rrjeti Evropian per Parandalimin e Krimit, si projekti me i mire per parandalimin e krimit ne Evrope. Policia Suedeze dhe ajo e Estonise nxoren mesimin se per te rinjte eshte me e thjeshte te komunikojne me nje polic ne Facebook, me nje fytyre dhe nje emer se sa te plotesojne formularet zyrtare apo te kerkojne nje takim ne Komisariatin e Policise ku banojne.
Policia e Shtetit u njoh me pervojen e Policit ne Facebook gjate nje vizite studimore ne Suedi dhe u shpreh e gatshme per pilotimin e ketij aktiviteti ne Shqiperi. Programi SACP ka punuar ngushte me Policine e Shtetit per realizimin e nje aktiviteti pilot ne Komisariatin Nr 2 te Tiranes. Programi SACP i ka ofruar Komisariateve nr.1 dhe nr.2 nje kompjuter portativ dhe programin e nevojshem kompjuterik per te kryer punen. Parashikohet se ne qofte se projekti i Komisariatit nr 2 vazhdon te kete sukses, atehere do te emerohen police te tjere te facebook-ut.

Adresa Facebook: Komisariati 1 – WebPolici i Facebook
Adresa Facebook: Komisariati 2 – WebPolici i Facebook

Albanian