Mbështetje të mëtejshme për përmirësimin e infrastrukturës së policisë
Programi SCPA do të vazhdojë me mbështetje në përmirësimin e infrastrukturës së Zyrave të Shërbimit të Qytetarëve me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjes së besimit në punën e policisë.
Komisariati i radhës që do ketë një përmirësim të dukshëm në qasjen dhe shërbimin ndaj qytetarëve është Komisariati i Librazhdit. Tashmë projekti është gati dhe do të vijohet me realizimin e tij.