Seminar për pikat lidhëse mes dy fazave të Programit – Programi SCPA

Seminar për pikat lidhëse mes dy fazave të Programit

Seminar për pikat lidhëse mes dy fazave të programit Suedezo-Shqiptar për Policimin në Komunitet  

Mars 10, 2017, Grand Hotel

Qëllimi: Informimi, në detaje për dy fazat e programit duke u përqendruar më shumë në fazën e dytë. Diskutime dhe marrja e mendimeve mbi sfidat dhe risqet që paraqiten për një zbatim të sukseshëm të tre komponentëve të Programit.

Faza e dytë synon kalimin nga e pergjithshmja tek e veçanta, nga ndërhyrjet sasiore në ato cilësore, nga përmiresimet në formë tek ato në përmbajte, nga prezantimi i sistemeve në ndërtimin dhe konsolidimin e tyre.

Të gjitha ndërhyrjet në këte fazë të dytë do të realizohen duke respektuar dy parime bazë; qëndrueshmërine dhe gjithëpërfshirjen. Kjo e fundit, bazohet në faktin se Policimi në komunitet nuk mund të ofrohet vetëm nga një grupi i vogël i oficerëve të policisë të përzgjedhur.

Filozofia, strategjitë dhe praktikat duhet të adoptohen nga gjithë institucioni dhe të ofrohet nga të gjithë anëtarët e stafit. Programet ku forcohet vetëm një njësi brenda institucionit janë shumë të paefektshëm dhe nuk kanë qëndrueshmëri – thuhet ne dokumentin e Programit.

Albanian