Në vijim të trajnimeve të ndihmës specialistëve të policimit në komunitet me synim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet, nga datat 16-19 Dhjetor 2019, u zhvilluan trajnimet 4 ditore të NSPK-ve, ne Akademinë e Sigurise. Trajnimet u zhvilluan ne dy grupe paralele njëkohësisht të DVP Tirane ( grupi i tretë dhe i katert ) dhe Komisariatit të Vorës.
Në trajnim morën pjesë gjithsej 44 NSPK nga 6 komisariatet te Tiranës si dhge te komisariatit te Vores.
Trajnimet kishin për qëllim rritjen e aftësive profesionale për policimin në komunitet. Ekspertët e programit SCPA në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë trajtuan gjerësisht temat teorike të tilla si Policimi në Komunitet si filozofi, sistemi dhe elementet e PK etj.
Një hapësirë e konsiderueshme iu dedikua trajtimit në mënyrë praktike të rolit, detyrave dhe përgjegjësive të NSPK-ve, si dhe të parandalimit në rendin publik, veprimit pro-aktiv në vend të atij reagues, bashkëpunimit të brendshëm në zonat policore si dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe aktorët e tjerë të komunitetit etj.
Pjesëmarrësit patën rastin të shkëmbenin eksperiencat e tyre dhe i ballafaquan ato me përvojat ndërkombëtare dhe ato të rajonit. Ata e vlerësuan angazhimin, si dhe metodologjinë e përdorur dhe shprehën dëshirën për të pasur trajnime të ngjashme në të ardhmen.